Orari dhe ndeshjet e javës së dytë të Superligës në basketboll

Këtë fundjavë do të zhvillohen katër ndeshje interesante në kuadër të javës së dytë të Prince Caffe Superligës në basketboll.

Derbi më interesant pritet të zhvillohet në mes Trepçës, si vendase dhe Sigal Prishtinës e cila do të luhet të shtunën me fillim nga ora 19:00 shkruan Gazeta OLLE.

Ndeshja tjetër e së shtunës zhvillohet mes Bashkimit, nikoqir të Vëllaznimit me fillim nga ora 17:00.

Gjatë ditës së diel, loja e radhës zhvillohet mes Pejës që udhëton te Proton Cable Prizren, si dhe ndeshja e fundit e javës së dytë zhvillohet në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli e pret Istogun prej orës 19:00.

/Gazeta OLLE/

Prishtina përjashtohet nga “ENBL” për arsye financiare

Albion Rrahmanin nuk e shesin për asnjë çmim në janar” – aksionari i Rapid flet për sulmuesin në formë