Orari dhe gjyqtarët e javës së 22-të në basketboll

Përcaktohet orari dhe gjyqtarët e ndeshjeve të fundjavës në Superligën e basketbollit.

Nesër me fillim prej orës 19:00 në “Sezai Surroi” do të takohen Bashkimi -Yllin.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron së 22-të të Superligës.

Takimi do të referohet nga treshja Faton Kurshumlija, Xhavit Beqiri dhe Endrit Berisha.

Përballjet tjera zhvillohen të dielën ku takohen Kerasan Prishtina – Trepça (ora17) dhe Peja – Vëllaznimi (19e30).

Kampioni aktual i Kosovës, Sigal Prishtina, pushon në këtë xhiro.