Orari dhe gjyqtarët e javës së 18-të

Superliga kthehet në fundjavë ndërsa kësaj radhe i bashkangjitet edhe Liga e Parë. Orari nuk ka ndryshuar është ai i javës së shkuar ndërsa e gjithë gjiro është bartur për në fundjavë.

Të shtunën janë në plan tri ndeshje. Prishtrina pret Trepçën në kryeqytet, ndërsa lideri Feronikeli do të jetë nikoqirë i Vëllaznimit. Në Istogë, ‘troftat’ do të jenë nikoqirë të Drenicës.

Të dielën do të zhvillohen dy takime. Trepça ‘89 do të pres në ‘Riza Lushta’ kampionët aktual Kosovën (V), ndërsa Besa pret Ferizajn.

Të hënën do të luaj Hajvalia në stadiumin e Prishtinës dhe është nikoqirë i Dritës.

 

 

Raiffaisensuperliga  Java e 18-të

E shtunë

(Skënderaj) Feronikeli – Vëllaznimi (SSK)

(Tefik Maloku, Bujar Selimaj, Meriton Berisha, Bajram Gashi)

Prishtina – Trepça (RTK)

(Gramos Shala, Besnik Morina Jakup Musolli, Besfort Kosumi)

Istogu – Drenica

(Mervan Bejtullahu, Benon Kepuska, Selami Haziri, Besnik Batalli)

E diel  

Trepça ‘89 – Kosova (V) (SSK)

(Burim Jahmurataj, Lumturie Muhadri, Fatmir Sekiraqa, Artan Tahiri)

Besa – Ferizaj

(Nazmi Rraci, Erdoan Baliqi, Bekim Rama, Selim Isufi)

E hënë   

Hajvalia – Drita (SSK)

(Ilir Shuleta, Driton Preniqi, Ramadan Hyseni, Hajriz Hajdari)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00