Orari dhe gjyqtarët e javës 25, Tefik Maloku në derbi

 Është publikuar orari i javës 25 në Raiffeisen Superligë, derisa është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve.

Tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndërsa tri të dielën.

Dy skuadrat që po kërkojnë titullin, Hajvalia e Feronikeli luajnë të shtunën. Hajvalia pret Dritën, derisa gjyqtar është Bajram Gashi.

Kryendeshjen Feronikeli – Prishtina e gjykon Tefik Maloku.

Kreshnik Vula rikthehet pas dënimit prej disa ndeshjeve (që nga sfida e Digit Alb Kupës, Llapi – Gjilani) dhe e gjykon Drenicën me Lirinë.

 

E shtunë – ora 14:00

Hajvalia – Drita              SSK

B.Gashi. A.Ejupi. E.Zeqiri. L.Mustafa.

 

Drenica – Liria

K.Vula. I.Kabashi. E.Baliqi. N.Rraci

 

Feronikeli – Prishtina

T.Maloku. B.Selimaj. F.Berisha. I.Ceraviku

 

E diel  – ora 14:00

Llapi – Vushtrria             SSK

B.Kosumi. F.Jakupi. K.Bajrami. M.Bejtullahu

 

Besa – Trepça-89           SSK

B.Jahmurataj. B.Kepuska. M.Qehaja. I.Shuleta

 

Gjilani – Isogu

S.Isufi. L.Muhadri. R.Hyseni. A.Tahiri