Opozita nuk e voton propozimin e komunës së Prizrenit për t’i ndihmuar klubet sportive

Duket se fushata për zgjedhjet lokale ka prekur edhe sportin.

Liria dhe Bashkimi, si dy klubet më të mëdha të Prizrenit, si dhe disa të tjera nuk kanë mundur të përfitojnë të ardhura materiale nga komuna.

E gjithë kjo pasi partitë opozitare kanë bojkotuar pikën të ndihmuar klubet sportive duke dalur jashtë sallës së Kuvendit Komunal.

“Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për subvencionimin e klubeve sportive të Komunës së Prizrenit të ligës së parë, për shkak të Pandemisë COVID-19; (nuk u miratua)”, shkruan në njoftimin e komunës në Facebook.

Ndryshe, Liria aktualisht është në krizë të thellë financiare dhe të rezultateve në Ligën e Parë të Kosovës duke u renditur e parafundit në tabelë.

Uzuni dhe Bare: Bashkë për të arritur objektivat, e duam vendin e dytë

Starti i paqëllimshëm i Dubovës dënohet njëjtë me gjestin anti sportiv të Kushtrim Shabanit – dy lojtarët padrejtësisht marrin dënim të njëjtë