Opinion: Zhvillimet e fundit rreth futbollit të Kosovës

Shkruan: Driton Latifi

“Per zhvillimet rreth futbollit te Kosoves…
Tendencat e nenshkrimeve, takimeve te fshehta, premtimeve, presionit nga personat me influence ne politike dhe gati cdo institucion shteteror jane te tejkaluara e poshtersi per te shtene ne dore nje organizate qe deri tash ska vrejtje madhore ne pune si FFK-ja.
Sjellja ne opinion ne forme kontrabandimi te nje dokumenti shteteror nga Ministria pa pronar, tregon qasjen e tyre me qellim te destabilizimit. Takimet ne restorantin “e bardhe” ne Veternik duke nxjerr kandidatet nga “aftesia e rakise” kane filluar te zbehen, nga mungesa e “sponsorit” te faturave.
Cila eshte levizja e tyre e ardhshme, kuptohet me influencen politike ne sistem drejtesie eshte lehte te parashikohet dhe kete opinioni e di?
Keta njerez qe mendojne se do te kontrollojne cdo gje sikur kane udhehequr nder vite ne Kosove ne forme pashai, duke shkaterruar shumecka per perfitime te paskrupullta e mbi te gjitha e kane shuar shpresen e gjeneratave te tera, nuk do ta kene lehte. Ju drejtohem me keto fjale: “Besomeni keni malleverzuar me cdo gje dhe njerzit kane prituar te merren me juve, por kjo kombetare e Kosoves eshte shnderruar ne nder e krenari per cdo qytetar tonin qofte ne Kosove apo ne diaspore, prandaj ju them mbahuni mire se cka po beni, sepse ka grupe qe nuk dot ju lene te beni cfare ju doni”.
Nga kjo qe po kalojme me se shumti po ferkojne duarta Maqedoni e Serbia, e para per interes e dyta nga kenaqesia se sjemi ne gjendje te bejme asgje te funksionoj.


Burime nga UEFA, me thone se “UEFA eshte ne gjendje gadishmerie, pret vetem nga FFK-ja qe kjo ti bie butonit per perzierjen e politikes dhe i humbisni kualifikimet e prezencen nderkombetare per tre deri pese vitesh”.
Me e reja eshte se ne kete duel nen hije deri me tani per kreun e FFK-se ndermjet dy grupeve, eshte formuar edhe nje i trete i cili nga grupet kriminale ka fonde te zeza te nxjerr si xhoker nje kandidat eventual ne fund, i njohur per salltot e tij politike e biznesore.
Perfshirja e dyshes. Ademi dhe Salihu ne dy komisione tejet te rendesishme si Hat-trick dhe ai ligjor deshmojne me se miri ne perkrahjen qe ata gezojne nga Ceferin e te poshte ne UEFA.
Ne anen tjeter, FFK-ja shihet se nga pranimi ka angazhuar njerez me “misitni” si rasti i zevendes sekretarit, madje nuk pertoi ta avanconte per vetem dy vite direkt te jete delegat i ndeshjeve nderkombetare (ndonese ai nuk ka qene delegat asnjehere ne asnje ndeshje ne vend), duke eliminuar shume te tjere me eksperience. Kjo i bie sikur ato raste kur i qon peshe femijet me dhurata dhe ata me nuk dijne te ndalen me kerkesa.
FFK-ja po paguan edhe çmimin e vardisjes me
Partite ne pushtet ne vitet e fundit, me qellim respekti nga ana e saj, por me kerkesa te pafundme nga shefat politik.
Hapja e FFK-se per angazhime te futbollisteve me shkollim te duhur, duhet te jete prioritet, ku institucion duhet te mendoje te veproje si nje Korporate dhe jo nje OJQ e vogel.
Federatat e futbollit mbahen gjalle ne gjithe boten nga perkrahja e financimi nderkombetar i UEFA-se e FIFA-se, prandaj duken “çapkënë” para Zurichut e Nyonit qe jane totalisht te pakompromis ndaj politikes dhe influences se saj.
Politikane merruni me diqka tjeter se ne kete pune nuk keni te ardhme sado qe ju rrahin shpinen ata qe i keni afer, me lehte e keni te mashtroni per vota, nje vend ne parlament apo edhe te beheni Minister se sa t’ia dilni ne futboll, ku njerzit jane shume me te rryer se ju ne keto pune. Ju kujtoj vetem nje fakt, nje here edhe legjenda Fadil Vokrri i kishte humbur zgjedhjet per kryetar, e kush do ta besonte kete”. (Autori është gazetar shumëvjeçar i sportit).