Operohet Mustafi, premton rikthim të shpejtë

Shkodran Mustafi ka njoftuar se është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar së fundi.

Shqiptari ka shkruar se do të punojë shumë për rikthim sa më të shpejtë, shkruan Gazeta Olle.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, derisa i vjen keq që nuk mund ta ndihmojë Arsenalin në finalen e Kupës FA ndaj Chelseat.

“Përshëndetje të gjithëve, pas ndeshjes kundër Leicester Cityt unë thashe se nuk kishte asgjë më të dhimbshme se sa të mos fitosh ndeshjen që meriton ta fitosh. Kisha mësuar në mënyrën e vështirë, ka diçka edhe më të rëndë. Mungesa në finalen e Kupës FA për herë të dytë. Lajmi i mirë është që operimi shkoi mirë dhe unë nuk jam një tip i personit që heq dorë lehtë. Pas zhgënjimit unë kam pranuar situatën dhe tash jam tërësisht i përqendruar për të marrë veten sa më shpejtë që është e mundshme për t’u kthyer në fushë”, ka shkruar Mustafi.

Hi Everyone,after the match vs Leicester City I said that there is nothing more painful than not winning a game you…

Gepostet von Shkodran Mustafi am Dienstag, 28. Juli 2020