Operohet me sukses futbollisti i Gjilanit

SC Gjilani ka njoftuar se futbollisti Edison Kqiku është operuar në këmbën e djathtë. 

Kqiku kishte pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë, dhe siç njofton klubi operacioni ka përfunduar me sukses, shkruan Gazeta Olle.

Futbollisti gjilanas cilësohet një talent i madh, por ka qenë i pafat me lëndime të shumta që e kanë përcjellur gjatë viteve të fundit.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

𝐒𝐡𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐄𝐝𝐢𝐬𝐨𝐧 𝐊𝐪𝐢𝐤𝐮

Sport Club Gjilani konfirmon se futbollisti Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore.

Kqiku ka pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar për të kaluar më shpejtë këtë sfidë.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Edit dhe presin më të fortë në fushat e blerta.

Zyra për shtyp
23 Qershor, 2022

/Gazeta Olle/

Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e re të FIFA-s

Ademi: Me punën që është bërë dhe po bëhet, stadiumi “Zahir Pajaziti” do ta marrë licencën nga UEFA