Operohet Liridon Fetahaj

Mesfushori anësor i Ballkanit, Liridon Fetahaj, i është nënshtruar operimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari prizrenas.

“Faleminderit ALLAH, kam vujlajtur shumë gjatë tërë vitit, faleminderit shumë President Arsim Kabashi. Trajnerit Ismet Munishi, bashkëlojtarëve të mijë e stafit të Ballkanit, inshalla sezoni që vjen është sezon i joni”, ka shkruar Fetahaj.

Ai është operuar në spitalin Vita.

Muaj më parë edhe Arbër Hoxha i Ballkanit u operua shkaku i lëndimit.