Mesfushori i Hajvalisë, Leart Emini, është operuar pas lëndimit në ligamentin kryqëzor të cilin e pësoi ditë më parë në ndeshje miqësore Hajvalia – 2 Korriku.
Gazeta ‘Olle’ mëson se Leartit e ka kaluar operimin me sukses.
Emini do t’i mungojë skuadrës së Ismet Munishit gjatë gjithë edicionit. Ai konsiderohet mungesë e madhe në klubin e Hajvalisë.