Operohet Edis Kuraja

Ka të reja nga Shkupi për gjendjen shëndetësore të basketbollistit të famshëm kosovar, Edis Kuraja. Pasi u aksidentua ditë më parë në Prishtinë, Edisi sot i është nënshtruar operacionit të radhës në spital në Shkup.

Kuraja është operuar në këmbën e majtë që kishte frakturë. Operacioni ka zgjatur disa orë dhe është vlerësuar si i suksesshëm, merr vesh Indeksonline.

Megjithatë Kuraja shpejt pritet ti nënshtrohet operacioneve të tjera të legenit dhe unazave të dëmtuara.

Basketbollisti jonë vazhdon të jetë në dhomën intensive nën mbikëqyrje 24 orë nga mjekë profesional të cilët sot na japin shpresë më të mirë se Edisi mund të marrë veten dhe priten përmirësime në gjendjen e tij.