Onix zyrtarizon katër transferime të reja

Onix ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra nga Banja e Pejës ka nënshkruar me katër futbollistë të rinj.

Fjala është lojtarët Qëndrim Gashin, Francesko Toma, Zaid Nikaj dhe Leon Ujkaj.

Ekipi nga Banja e Pejës, me ardhjen e këtyre përforcimeve shton gjasat për t’i arritur synimet e skuadrës, për ngjitjen në elitë.

Postimi i plotë:

Ekipi ynë po vazhdon përforcimet për sezonin e ardhshëm.Sot ekipi ynë ka arritur marrëveshje me 4 futbollistë.

Qëndrim Gashi i cili luan në pozitën e sulmuesit dhe vjen në radhët tona nga Fc Liria.

Francesko Toma i cili luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen nga radhët tona nga Fc Pogradeci.

Zaid Nikaj i cili luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen në radhët tona nga Fc Grbalj.

Leon Ujkaj i cili luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen në radhët tona nga Fc Deçiq.

Lajme të tilla pozitive në të mirë të ecjes përpara deri në arritjen e synimeve tona drejt Superligës do të na përcjellin gjatë kësaj periudhe.

/Gazeta Olle/

Sarri, Tare dhe Lotitto drekojnë së bashku, Muriqi pritet të qëndrojë te Lazio

Prishtina bën pazar në Shqipëri, gati ta fitoj garën për mesfushorin e Teutës