Onix nuk ka të ndalur, transferon edhe dy futbollistë

Klubi Futbollistik “Onix” është njëra ndër skuadrat më të organizuar në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Skuadra nga Banja e Pejës tashmë ka filluar të përgatitet maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

KF Onix ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të cilët priten që ta djersitin fanellën sezonin e ri.

Bëhet fjalë për portierin Adi Hyla dhe futbollistin Arbnor Gashi.

Hyla së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Vëllaznimit të Gjakovës, gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Prishtinës.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Adi Hyla

Kurse, Gashi ka mbrojtur ngjyrat e Arbërisë në Superligë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Arbnor Gashi

KF Onix përmes organizimit të mirë dhe ekipit cilësor synon që të inkuadrohet ne Superligën e Kosovës.

Prishtina tregon fytyrën e kampionit, fiton me lehtësi ndaj Connah’s Quay Nomads

Ramadani: Fitore bindëse që na jep qetësi, por jo komoditet