Onix nuk ka të ndalur, gati zyrtarizimin e futbollistit të njohur nga Superiorja shqiptare

Skuadra e Onix nga Banja po vazhdon të përgatitet maksimalisht për stinorin pranveror.

Gjatë ditës së djeshje kjo skuadër ka prezantuar gjashtë futbollistë të rinj, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa, shumë shpejt pritet ta prezantojnë futbollistin e Teutës, Jurgen Dushkaj.

Dushkaj luan në pozitën e mesfushorit dhe pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Onix në luftën për inkuadrimin në Superligë.

26-vjeçari ka një eksperiencë në kampionatin elitar shqiptar. Mesfushori i majtë ka luajtur me ekipe si Luftëtari, Bylisi në Shqipëri si dhe Dacia,Unrea e Voluntari në kategorinë superiore rumune.

/Gazeta Olle/

Lojtari më i paguar në Shqipëri një dështim, po negocionin me kubin largimin

FBK zbulon top asistuesit e Superligës