Skuadra e promovuar në Ligën e Parë, Onix nga Banja e Istogut, ka realizuar edhe një transfer.
Fjala është për sulmuesin, Egzon Kurteshi, i cili edicionin e kaluar barti fanellën e Fushë Kosovës.
Kurteshi ishte njëri nga më të dalluarit te “Pampurat”, teksa kontributin e tij edicionin e ri do ta japë për skuadrën e organizuar të Onixit.
Kujtojmë se Onixi mposhti dje Besën e Pejës 1:0.