Olle vakitë e xhiros së 22-të

Xhiroja e 22-të vjen me disa vaki shumë interesante, dy më absurdet prej të cilave kanë ndodhur në derbin mitrovicas, Trepça ’89-Trepça.

Me topin në derbin Trepça ’89-Trepça nuk u kënaqën vetëm futbollistët. Me atë u mor edhe një qen simpatik, i cili në fakt e hëngri topin.

qenii

Befasia e dytë nga sfida mitrovicase erdhi nga bilbili i gjyqtarit Hajriz Hajdari, që e mbylli pjesën e parë në minutën e 35-të.

11149484_598657380271502_2583586750868296148_n

Hajvalia shënoi fitoren e parë në histori kundër Prishtinës. Edhe pse nuk ishte në protokoll, Ismet Munishi e fitoi një tjetër sfidë ndaj Bylbyl Sokolit, duke e lënë ‘profën’ pa fitore kundër tij.

2.Pri-Haj-0-2-11prill2015

Azem Ahmeti e mori shiritin e kapitenit të Hajvalisë, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Prishtinës. Emrin e tij e brohoritën disa herë edhe “Plisat”.

7.Pri-Haj-0-2-11prill2015

Para ndeshjes, Enis Zabërgja i kërkoi Ismet Munishit që ose ta inkuadrojë startues ose mos ta fusë fare në protokoll. Munishi vendosi për këtë të dytën dhe Zabërgja e pa lojën nga tribuna.

11082624_736744893112385_5251349091292944160_n

Përpos fitores ndaj Ferizajt, Vëllaznimi festoi edhe ditëlindjen e kapitenit Robert Gjeraj. E kjo tortë me ngjyrat dhe logon e klubit kuqezi, ishte dhuratë nga “Kuqezinjtë e Jakovës”.

 

11008079_10152765394922864_5953112896613312666_n

Në Gjakovë, Vëllaznimi përkrahet me fanella e rekuizita të Kombëtares së Shqipërisë.

988915_598594280277812_5797771282575235599_n

“Gjimat” nuk kaluan aq mirë në Pejë. Atyre iu morën një pjesë e mjeteve piroteknike para hyrjes në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. Megjithatë, baneri “Mark tradhtari” iu shpëtoi.

11109185_1020097718018620_7015779579922368615_n

Besa-Istogu ishte e veçantë për vëllezërit Dukagjin e Fatlum Gashi, të cilët luajtën kundër njëri-tjetrit.

11041675_1020088011352924_4854961217507478853_n