Olle vakitë e xhiros së 21-të

Edhe xhiroja e 21-të vjen me vakitë e saja interesante, mes së cilave spikatin disa tabu që u thyen nga skuadra e futbollistë të Superligës

  • Portieri i Drenicës, Burim Sadiku, mori kartonin e parë të kuq pas 10 vitesh. Atë ia dha gjyqtari Kreshnik Vula gjatë ndeshjes Drenica-Feronikeli.
  • Prishtina pësoi golin e parë këtë sinor, ndërsa Vëllaznimi e shënoi të parin. Prishtinasit pësuan nga Drita derisa gjakovarët i realizuan Trepçës.
  • Mark Milicaj shënoi golin e katërt sezonal ndaj Hajvalisë. Ai ia kishte shënuar tre gola kësaj skuadre sa luante për Istogun.
  • Drita nuk arriti ta mposht Prishtinën as pas 11 vitesh. Ndeshja e zhvilluar në Gjilan u mbyll baras, 1:1.
  • Kryetari Mehedin Pergjegjaj – Meda, e pa ‘sefte’ Hajvalinë e Ismet Munishit në ndeshjen ndaj Besës. Ai s’i solli aspak fat klubit të tij, i cili u mposht 3:1.
  •  Kjo fundjavë solli përjashtimin e parë të trajnerëve në pranverë. Gjyqtari Artan Tahiri e dërgoi në tribunë Ismet Munishin.