‘Olle’ vakitë e xhiros së 18-të

Dikush theu tabu, dikush ‘piu kafe e fali penallti’ dhe dikush u martua pas humbjes. Xhiroja e 18-të e Raiffeisen Superligës vjen me disa vaki interesante, të cilat ua sjellë Gazeta Olle.

  • Gjyqtarët e ndeshjes Istogu-Drenica pinë kafe në restaurantin e shefave të Istogut pas ndeshjes. ‘Muhabet burrash’ e të qeshura sa të duash. E paraprakisht, bilbili kryesor në fushë, Mervan Bejtullahu pothuajse ua fali një penallti vendësve, duke akorduar një 11-metërsh të dyshimtë.
  • Humbja ndaj ‘troftave’ nuk e ndali Qëndrim Sejdiun që një ditë më vonë ta marrë ‘peshkun’ e tij. Mesfushori i Drenicës është martuar një ditë pas humbjes ndaj Istogut.
    Ismet Munishi ‘festoi’ fitoren ndaj Dritës me futbollistët e Prishtinës. Ai i përshëndeti ata pas takimit, pasi që bardhekaltërit kishin zbritur në fushë për të kryer seancën stërvitore.
  • Një xhiro pa asnjë gol mysafire. Mund të ndodhte pas plot pesë vitesh në Superligë, por Mensur Limani i Dritës nuk e lejoi këtë. Hera e fundit që asnjë skuadër mysafire të mos shënojë gol në udhëtim ndodhi në vitin 2010.
  • Penalltia ndaj Hajvalisë ishte e para që u akordua për Dritën këtë edicion.
  • Qëndrim Dautaj i kthehet goli pas një viti duke i shënuar ish-skuadrës së tij, Ferizajt. Golin e fundit Dautaj e shënonte në mars të vitit 2014, në ndeshjen Ferizaj-Trepça ’89.
  • Trepça ’89 e ka gjetur fitoren e parë pas plot pesë muajve. Fitorja e fundit e minatorëve ishte në muajin tetor të vitit të kaluar.
  • Me golin ndaj Trepçës, Labinot Osmani i ka ‘rrëzuar’ Kastriot Rexhën dhe Mark Milicajn nga fronti i listës së top-shënuesve. Vushtrriasi ka bërë 10 gola, ndërsa i duhen vetëm edhe shtatë të tillë për të kompletuar numrin e 100 golave në futbollin kosovar.