‘Olle’ formacioni i xhiros së 28-të

Në formacionin e xhiros së 28-të, konkurrenca në vijën e fundit është mjaft e lartë, pasi që sulmuesit kanë treguar paraqitje shumë të mira në fundjavë.

Portieri – Visar Bekaj. Edhe në këtë xhiro tregoi se pse është zgjidhja e parë e Ramiz Krasniqit, duke u treguar vendimtar në disa raste në fitoren e artë të Prishtinës në “Ferki Aliu”.

Mbrojtja – Në të djathtë është Lulzim Doshlaku i Feronikelit, ndërsa dy të tjerët janë Ilir Izmaku i Trepçës ’89 dhe Liridon Kukaj i Prishtinës. Kontributi i të treve ishte i jashtëzakonshëm.

Mesfusha – Vjen me pesë, ku pothuajse të gjithë kanë shënuar gola. Mark Milicaj që ia mori Besës një pikë te 89-shi dhe 20-vjeçari Drilon Osmani që bëri paraqitje pozitive me Drenicën ndaj Hajvalisë, vendosen në krah. Mesi përbëhet nga i zakonshmi Behar Maliqi që i shënoi Trepçës dhe Albert Kaçiku i Trepçës ’89, që e gjeti rrjetën kundër Besës.

Sulmi – Tre sulmues, që të tre vendimtarë për skuadrat e tyre. Labinot Osmani ia solli fitoren Prishtinës kundër Kosovës, Ermir Nikoliqi shënoi katër minuta para fundit për triumfin e Vëllaznimit në Ferizaj dhe Almedin Murati që realizoi golin e fitores për Dritën kundër Istogut.

Trajneri – E meriton edhe Genc Hoxha, mirëpo Ramiz Krasniqi fitoi në një terren shumë më të nxehtë. Prishtina e tij mbetet në garën e rreptë për titull pikërisht pas fitores kundër Kosovës. Trajneri i javës është Ramiz Krasniqi.

140515201933