Olle formacioni i xhiros së 22-të

Formacioni i xhiros së 22-të të Raiffeisen Superligës vjen me skemën 3-4-3, ku më së shumti futbollistë kësaj radhe ka Hajvalia, pas fitores së javës në kryeqytet ndaj Prishtinës.

Porta – Kthehet në formacionin ‘Olle’ gardiani Granit Kolshi, i cili bëri disa pritje që rezultuan të jenë shpëtimtare për Feronikelin, në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Dritës. Ai kompletoi kështu 630 minuta pa pësuar gol.

Mbrojtja – Defensiva vjen me tre. Yll Myrta vazhdoi formën fantastike duke shënuar golin e dytë në dy ndeshjet e fundit (ndaj Trepçës dhe Ferizajt), në mes vjen Alban Dragusha ndërsa në të majtë Liridon Leci, që bën paraqitje shumë të mira ndaj Prishtinës.

Mesfusha – Genc Hamiti e Azem Ahmeti zënë nga një vend në qendrën e mesfushës, ku pozicionohet edhe golashënuesi i 89-shit ndaj Trepçës, Ibrahim Peci. Paraqitjet shumë të mira të kësaj tresheje në mesfushën e Hajvalisë dhe 89-shit, ndikuan në fitoret e rëndësishme që i shënuan ato. Mesfushori i katërt është Qëndrim Dautaj, që shënoi golin vendimtar të Besës në fitoren ndaj Istogut 2:1.

Sulmi – Në treshen e sulmit vijnë tre sulmues majtak. Egzon Gashi ishte vendimtar në fitoren e Feronikelit ndaj Dritës, ndërsa gola të rëndësishëm shënuan edhe Mark Milicaj kundër Istogut e Kreshnik Lushtaku kundër Trepçës.

Trajneri – Emin Bajrami i Hajvalisë. Zyrtarisht, sipas protokollit, ai është trajneri që e shënoi fitoren historike të Hajvalisë ndaj Prishtinës, trepikësh i cili i rikthen arushat në luftë për titullin kampion.

2222222