‘Olle’ formacioni i xhiros së 19-të

Java e tretë e pranverës i gjeti mbrojtësit më në disponim se sulmuesit, andaj formacioni 3-5-2, me tre mbrojtës dhe me dy të tjerë në krahë të avancuar, është më ideali.

Portieri – Valmir Hajrizaj vendoset në mes të shtyllave të formacionit ‘Olle’, pas një paraqitje bravuroze në Gjilan. Ai ndali shumë goditje të futbollistëve të Dritës, duke u bërë vendimtar në barazimin e ‘troftave’ 0:0.

Mbrojtja – Një tjetër javë me mbrojtës golashënues. Nëse anësorët e avancuar nuk i llogaritim si mbrojtës, atëherë treshja e qendrës është e relacionit Skenderaj-Prishtinë-Hajvali. Sami Geci, Liridon Kukaj dhe Arbër Prekazi shënuan gola për Drenicën, Prishtinën dhe Hajvalinë, duke u bërë të rëndësishëm për fitoret e skuadrave të tyre në këtë javë.

Mesfusha – Dy mbrojtësit e avancuar që pozicionohen në mesfushë janë Përparim Islami i Hajvalisë dhe Ibrahim Fetahu i Drenicës – që të dy ishin ndër më të mirët në formacionet e ekipeve të tyre këtë javë. Në qendër rehatohen Behar Maliqi e Azem Ahmeti që shkëlqyen duke shënuar edhe gola për Feronikelin e Hajvalinë, si dhe Ylber Ramadani i Prishtinës që bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër ish-ekipit të tij, Ferizajt.

Sulmi – Kemi një dyshe që dikur shkëlqente duke e fituar titullin kampion me Llamkos Kosovën. Semir Zeneli i Hajvalisë që me paraqitjen ndaj 89-shit konfirmoi që po kthehet në ditët më të mira dhe Milot Rashica i Kosovës së Vushtrrisë, që e bënte dallimin ndaj Vëllaznimit në barazimin 0:0 në Gjakovë.

Trajneri – Ismet Munishi fitoi derbin ndaj 89-shit. Bylbyl Sokoi fitoi në fushën e nxehtë të Ferizajt. Gani Sejdiu vazhdoi serinë fantastike me fitore në Mitrovicë. Nazmi Rama rezistoi pa një futbollist në Gjilan ndaj Dritës. Mes shumë dilemave, trajneri ‘Olle’ i javës shpallet Tahir Lushtaku i Drenicës. Paraqitja fantastike e skenderajasve dhe fitorja e thellë 3:0, aq më tepër ndaj një skuadre që synon titullin si Besa, e bën atë trajnerin e xhiros së 19-të të Superligës.

2222222222