“Olle” formacioni i javës së 25-të

Skema 4-4-2 e formacionit të javës të përzgjedhur nga redaksia e “GazetaOlle.com” për xhiron e 25-të të Raiffeisen Superligës, drejtohet nga trajneri i Dritës, Sedat Pajaziti.

Portier – Arben Beqiri. Portieri i Trepçës ’89 ishte i jashtëzakonshëm në Pejë, duke ndalur shumë goditje të futbollistëve të Besës. Ai e fiton duelin me Donat Kaciun e Gjilanit dhe Betim Halimin e Dritës, të cilët po ashtu bënë paraqitje fantastike ndaj Istogut respektivisht Hajvalisë.

Mbrojtja – Në krahët e saj vendosen Emdond Turku dhe Esen Asani të 89-shit, ndërsa në mes Ardian Limani i Feronikelit dhe Erdin Hashani i Dritës.

Mefusha – Në të djathtë vjen Mark Milicaj i Feronikelit, dyshja e mesit përbëhet nga Hamdi Namani i Llapit dhe Egzon Shabani i Gjilanit, me Kreshnik Ukën e Drenicës që vendoset në të majtë.

Sulmi – Po konfirmohen si top-sulmues në Kosovë. Mendurim Hoti i Feronikelit dhe Granit Arifaj i Drenicës.

Trajner – Sedat Pajaziti. E përgatiti për mrekulli sfidën ndaj Hajvalisë në udhëtim. Mori një pikë me vlera, por ka mundur të fitojë krejt ndeshjen, sikur Alban Shillova e Qëndrim Sejdiu të ishin më të vëmendshëm kur dolën krejt të vetmuar me portierin Petrit Tahiri.

110416212225