“Olle” formacioni i javës në Superligë

Formacioni i javës së 27-të të Raiffeisen Superligës vjen me skemën 4-4-2, ku trajner është Sedat Pajaziti. Më poshtë e keni 11-shen e javës, të përzgjedhur nga redaksia e “GazetaOlle.com”.

Portieri – Betim Halimi. Priti penalltinë e atij që gabon shumë rrallë, Sami Geci, pranë rezultatit 2:0 për Dritën ndaj Drenicës. Po të shënohej gol, sfida do të merrte rrjedhë krejt tjetër. Drita më pas fitoi 4:0.

Mbrojtja – Në të djathtë Robert Gjeraj i Lirisë, dyshja qendrore përbëhet nga Fidan Gërbeshi i Feronikelit dhe Taulant Haliti i Dritës, ndërsa në të majtë Liridon Leci i Hajvalisë.

Mesfusha – Në krah vijnë Sergio Da Luiz dhe Besart Islamaj që shkëlqyen ndaj Vushtrrisë respektivisht Prishtinës. Në mes Hamdi Namani i Llapit dhe Filonit Shaqiri i Gjilanit, që shkëlqeu ndaj Besës.

Sulmi – Blerand Kurtishaj i cili realizoi një super-gol në minutat shtesë ndaj Llapit dhe Liridon Fetahaj, i cili pos që asistoi, u paraqit për mrekulli për prizrenasit ndaj Prishtinës.

Trajner – Sedat Pajaziti. “Katërshja” në një fushë ku vështirë fitohet si ajo e Drenicës, nuk do shumë koment. Ai e fitoi duelin me Erdogan Celinën e Lirisë, i mundi prishtinasit për tre pikë të arta.

250416204631