‘Olle’ formacioni i javës

Olle formacioni i xhiros së 21-të të Raiffeisen Superligës vjen me një skemë ofensive. “4-3-3”-shi i javës drejtohet nga trajneri Arbnor Morina.

Portieri – I padiskutueshëm. Me fluturimet e tij mes shtyllave të portës pejane, i kompleksoi futbollistët e Hajvalisë duke i ndalur pothuajse të gjitha goditjet e tyre. Gardiani i javës është Flamur Neziri i Besës.

Mbrojtja – Katërshja vjen komplet nga skuadrat dukagjinase. Në krah vendosen dy futbollistët e Vëllaznimit, Yll Myrta që shënoi ndaj Trepçës dhe Robert Gjeraj që i dha një siguri të madhe mbrojtjes gjakovare. Dyshja e qendrës përbëhet nga Fidan Hasani i Besës dhe Besnik Morina i Istogut, që ishin ndër më meritorët në fitoret e skuadrës së tyre.

Mesfusha – Vjen kësaj radhe me tre, dy prej të cilëve janë “Gash”. Dukagjin Gashi i Besës dhe Durim Gashi i Prishtinës shkëlqyen në ndeshjet e skuadrave të tyre, madje duke shënuar edhe gola. Mesfushori ofensiv vjen nga Vushtrria dhe është Milot Rashica, i cili realizoi golin e fitores së Kosovës në “Ismet Shabani” ndaj Ferizajt.

Sulmi – Në vijën e fundit renditen tre golashënues të xhiros së 20-të. Granit Arifaj ishte vendimtar në fitoren e Istogut ndaj Trepçës ’89, Mark Milicaj shënoi në fitoren e Besës dhe shkëlqeu në krah me depërtimet e tij ndërsa Ismet Ramushi realizoi një gol shumë të rëndësishëm, duke ia siguruar Dritës një pikë ndaj Prishtinës.

Trajneri – Mes dyshimeve për Genc Hoxhën, Nazmi Ramën dhe Bekim Shotanin, trajneri i javës shpallet Arbnor Morina. Trepikëshi i Besës i ktheu seriozisht në luftë për titull pejanët, ndërsa i përshëndeti ‘arushat’ e Hajvalisë.

222222222222