Oklahoma prek play-offin

Rusell Westbrook afron akoma edhe më shumë Oklahoma City Thunder me fazën play-off në NBA. Mvp-ja i All Star Game koleksionoi në total 33 pikë 9 rebound dhe 7 asiste duke ndihmuar Oklahomën të përmbyste një disavantazh prej 20 pikësh për të fituar në fund 109-97 ndaj Phoenix Suns në Arizona. Markieff Morris realizoi gjithsej 24 pikë ndërkohë që arriti të zotëronte edhe 7 rebound por as paraqitja e tij pozitive nuk i mjaftoi Phoenix për të evituar disfatën e 36 sezonale. Pas kësaj humbjeje skuadra e drejtuar nga trajneri Jeff Hornacek ka me të vërtetë shumë pak shanse për t’u kualfikuar në Play-Off.

Me këtë sukses City Thunder konsoliduan pozitat e tyre në vendin e 8 të konferencës së Perëndimit dhe në 8 ndeshjet e fundit do tu mjaftonin 5 fitore për tu kualfikuar në Play-Off.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes spikat fitorja e San Antonio Spurs përballë Memphis Grizzlies 103-89. Kampionët në fuqi falë Kawhi Leonard që shënoi 25 pikë arritën të merrnin një sukses shumë të rëndësishëm që i kualifikoi matematikisht në Play-Off. Një Dwane Wade fantastik udhëhoqi Miami Heat drejt një fitoreje me shifrat 109-102 përballë Detroit Pistons. Wade ishte padiskutim më i miri i sfidës me 40 pikë 6 rebound dhe 4 asiste.