Ofertë nga Japonia dhe Arabia, Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen dhe firmos për dy vite

Sokol Cikalleshi i jep fund dilemave për të ardhmen e tij. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar marrëveshjen edhe për dy vite të tjera me klubin aktual, Koniaspor.

Kontrata e tij me turqit skadonte në mbyllje të këtij sezoni, por pas negociatave të vazhdueshme që prej vitit të kaluar,

31-vjeçari ka pranuar më në fund ofertën e re të Koniaspor me një rritje page, duke u bërë tashmë ndër më të shtrenjtët në ekip.

Cikalleshi kishte lënë gjithçka pezull, pasi e tundonte një ofertë nga Japonia, por gjithashtu edhe një klub arab, të cilët paguajnë mjaft mirë.

Me fanellën e Koniasporit në Superligën turke sulmuesi ka realizuar 13 gola, duke qenë lider në këtë skuadër, ku gjithashtu aktivizohet edhe Endri Çekiçi.

Konyaspor këtë sezon renditet momentalisht i dyti në superligën turke dhe nëse e ruan këtë pozicion deri në fund, do të ishte një arritje historikë për këtë klub.

Zyrtare: KF Arbëria prezanton 17-të futbollistë

Lajmet e fundit nga Anglia: Brojën tani e kërkon edhe ish-trajneri i tij që i bëri ëndrrën realitet