Ofertë marramendëse për sulmuesin e Kombëtares nga Kina

Hamdi Salihi e ka marrë një ofertë marramendëse nga një skuadër e superligës kineze.

Burime të sigurta të Panorama Sport, tregojnë se gjatë ditëve të fundit Hamdi Salihu ka negociuar me drejtuesit e një klubi të Superligës kineze.

Ata janë gati të japin 450 mijë dollarë në vit për shërbimet e golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore.

Të njëjtat burime treguan për gazetën se sulmuesi është joshur nga kjo ofertë, por vendimin përfundimtar do ta marrë pas mbylljes së kampionatit shqiptar.

Kujtojmë se Salihi nuk është një lojtar i panjohur për kampionatin kinez, pasi në vitin 2013 u aktivizua në 28 ndeshje për Jiangsu Suning, ku shënoi 9 gola.