Ofertat nga Anglia, Nainggolan vendos për të ardhmen

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka deklaruar për Sky Sport që është i lumtur në skuadrën verdhekuqe dhe se nuk dëshiron të largohet, pavarësisht ofertave të majme që po vijnë nga Anglia.

“Unë jam shumë i lumtur te Roma. Gjëja më e rëndësishme tani është marrëveshja e Romës me Cagliarin për ta blerë përfundimisht kartonin tim. Dua të qëndrojë këtu dhe të fitojë me këtë skuadër”, ka deklaruar Nainggolan.

Ai po kërkohet me ngulm nga dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Liverpool. /Gazeta Olle