Oferta të shumta për futbollistin që shkëlqeu me Malishevën

Armend Abazi ishte njëri ndër futbollistët kryesor të skuadrës së Malishevës në edicionin e kaluar.

Abazi kishte paraqitje fantastike me këtë skuadër, duke arritur edhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Ai për gjashtë muaj sa ishte pjesë e këtij klubi, shënoi 7 gola dhe 5 asistime.

Tashmë ai është një futbollist i lirë pasi që kontrata me Malishevën ka skaduar, por duket që interesimi i skuadrave është i lartë për të.

GazetaBlic Sport mëson se deri më tash janë tri skuadra që kanë dërguar ofertë në drejtim të tij, por ai është ende në pritje të një vendimi përfundimtar për klubin e ri.

ZYRTARE: Malisheva kompleton ‘trileqen’, prezanton futbollistin e tretë për sot

Mikkel Damsgaard shënon një nga golat më të bukur në Euro 2020 (VIDEO)