Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Humbja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1 ka sjellë tensione në shkallët e “Air Albania”.

Në golin e pësuar, portieri Thomas Strakosha mbeti i ‘ngrirë’ në vend duke mos patur mundësi veprimi.

Kjo nuk u ka pëlqyer disa tifozëve të cilët kanë nisur ofendimet ndaj gardianit kuqezi.

Këto ofendime janë dëgjuar nga familjarët e Strakoshës të cilët ndodheshin në tribunën kryesore.

Vëllai i Thomas, Dimitris, ka shkuar të debatojë me tone të larta me tifozët në fjalë, por u desh ndërhyrja e oficerëve të sigurisë dhe babait, ish-portierit Foto Strakosha, për të mos agravuar më tej situatën.

Pamje të siguruara nga “News 24” pasqyrojnë ngjarjen e tensionuar në tribunën kryesore në “Air Albania” poshtë sektorit të gazetarëve.

 

Zyrtare: Ilir Daja prezantohet te skuadra e tij e re

Ylli shqiptar kalon vizitat mjekësore, do të jetë tandem me Mirlind Dakun te Rubin Kazani