Drejtori sportiv i Ballkanif, Nderim Nexhipi, kishte përfunduar me inicim disiplinor pas sjelleve në ndeshje me Drenicën.
Ai ka ofenduar gjyqtarin Genc Nuza, për çka kishte përfunduar i përjashtuar me karton të kuq.
Nexhipi tani është dënuar me dy ndeshje.
“Zyrtari i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK”, shkruhet në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Olle/