Mesfushori Martin Odegaard, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Arsenalit.
Norvegjezi u huazua nga Real Madridi për gjashtë muajt e ardhshëm pa mundësi blerje.
Arteta ishte personi që e bindi për kalimin në “Emirates”, e këtë gjë e ka konfirmuar edhe mesfushori.
“Me pëlqen Arsenali dhe gjithmonë me ka pëlqyer mënyra si klubi dëshiron të luaj. Është lidhje e mirë”.
“Arteta më dha ndjesinë se do isha i rëndësishëm nëse do vija këtu. Ai ishte vendimtar”, tha ai.
Mbetet të shihet në qershor, nëse Reali do lejojë shitjen e Odegaardit apo ta rikthejë në “Santiago Bernabeu”.