Odegaard mund të ndërrojë mjedis

Talenti nga Norvegjia, Martin Odegaard nga edicioni i ardhshëm mund të luajë në Premierligë.

Southampton ka shprehur interesim për transferimin e talentit norvegjez, përforcim i ri i Real Madridit, i afatit kalimtar të janarit, raporton “Daily Mirror”.

Menaxheri i Southamptonit, Ronald Koeman është i gatshëm ta mirëpres Odegaardin, të cilin Los Blancos mund të jenë të interesuar ta huazojnë për të fituar përvojë.

Pas ardhjes në Madrid, Odegaard ka luajtur vetëm me ekipin Castilla, dhe ende nuk ka debutuar me skuadrën e Carlo Ancelottit.