‘Objektivi kryesor, ‘Play-Offi’

Golden Eagel Ylli ka pësuar humbjen e parë në edicionin pranveror duke u mposhtur nga Prishtina me rezultat 85:70. Por përkundër kësaj humbje basketbollisti suharekas, Artin Gashi, thotë se motivi në ekip është rritur edhe më shumë. “Humbja ndaj Prishtinë, na ka bërë që të fokusohemi edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme. E dimë se nuk do të jetë lehtë aspak por kemi një ekip shumë të mirë dhe mund të ia dalim”, deklaroi Gashi për ‘Gazetën Olle’.

 

Ndryshe ish-basketbollisiti i Pejës, thotë se forma e mirë e ekipit ka bërë që synim tjetër të tjetër të jetë plasmani në finale të Kupës së Kosovës. “Jemi tejët të fokusuar për ndeshjen e radhës në Kupë. Synimi ynë mbetet të arrijmë në finale të Kupës së Kosovës”, u shpreh në fund Gashi.