Objektivi i madh i Juves është Oscar

Largimi eventual i Paul Pogba në afatin kalimtar të qershorit, mund të bënte që Juventus të ketë në dispozicion dhjetëra miliona euro për t’i shpenzuar gjatë afatit kalimtar të qershorit.

Sipas “The Mirror”, klubi italian e ka shënuar në listën e objektivave të verës mesfushorin e Chelseat, Oscar. Braziliani pëlqehet shumë nga krerët bardhezi dhe transferimi i tij në Serie A duket i mundshëm. /Gazeta Olle