Obiliqi organizon TEB Kupën e Kosovës

Obiliqi edhe zyrtarisht është nikoqir i TEB Kupës së Kosovës për gjeneratat e reja. Federata e Basketbollit të Kosoves ia ka dhënë ‘dritën e gjelbërt’ Komunës së Obiliqit, që ta organizojë ngjarjen kryesore të vitit për gjeneratat e reja, të ashtuquajturin FINAL FOUR në kuadër të TEB Kupës së Kosovës për pionerë, kadetë dhe juniorë që do të zhvillohet më 21 dhe 22 mars.

Përgjegjës për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje do të jenë zyrtarët e K.B “AS KASTRIOTI” nga Obiliqi që bëjnë gara në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës, nën mbikëqyrjen e FBK-së dhe në patronatin e Kryetarit të Komunës z.Xhafer Gashi, i cili ka shprehur vullnetin e plotë për përkrhajen e tij në këtë projekt.

Ngjarja do të zhvillohet në palestren moderne “Adem Jashari” në Obiliq dhe është ngjarja më e madhe e periudhës së pasluftës sa i përket basketbollit që është zhvilluar ndonjëherë në Komunen tonë.

Falënderojmë FBK-në për besimin e dhënë në organizimin e këtij eventi dhe Kryetarin e Komunes z.Xhafer Gashi për përkrahjen e tij në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e këtij klubi. (Gazeta Olle).