‘Nxehet’ Verrati

Skuadra franceze Paris Saint-Germain dhe Chelsea kanë luajtur baras 1:1, në ndeshjen e parë të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Kurse, mesfushori i ekipit parisien, Marco Verratti, është i bindur se mund ta eliminojnë ekipin londinez dhe të kualifikohen në çerekfinale.

“Ne e dimë se ne jemi një ekip i fortë, siç janë Chelsea. Ne do të shkojmë në ‘Stamford Bridge’ për të fituar ndeshjen. Ky është rezultat i vetëm që do të na lejojë të kualifikohemi”, ka thënë Verrati.

Edhe në sezonin e kaluar PSG ishte afër ta eliminoj Chelsean pasi fitores që kishte arritur në Paris me rezultat 3:1. Por, parisienët nuk arritën ta bëjnë këtë pasi u mposhtën 2:0.