Nuza: Jemi përgatitur më mirë se disa ekipe

Krahas skuadrave të futbollit, edhe gjyqtarët e Raiffeisen Superligës dhe ata të Ligës së Parë, janë gati për rinisjen e garave në stinorin pranveror.

Gjyqtarët kosovarë kanë qenë edhe në Shqipëri, ku i kanë kryer testet fizike dhe teorike teksa shumica nga ta kanë dal të suksesshëm.

Një ndër gjyqtarët më të mirë në vend, Genc Nuza, thotë se ‘bilbilat’ janë gati për sfidat e reja. “Jemi mundur që të përgatitemi maksimalisht. Ndoshta jemi përgatitur më mirë se sa shumë ekipe kosovare”, ka deklaruar me shaka, Genc Nuza për Gazetën ‘Olle’.