Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare në muajin mars

Paraqitjet e mira në ndeshjet e deritashme ndërkombëtare të gjyqtarëve tanë kanë bërë që UEFA t’i avancojë ata në kategorinë e dytë.

Si rrjedhojë, dy gjyqtarët kosovar, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, në muajin e ardhshëm do ta ndajnë sërish drejtësinë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Në fakt, Nuza është deleguar nga UEFA në ndeshjet e “Elite Round” të kombëtareve U17. Ai do të gjykojë ndeshjet e grupit 7, ku garojnë Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Uellsi, e të cilat zhvillohen prej 22 deri më 30 mars në Slloveni.

Ndërkaq, Kastrati është caktuar për ndeshjet kualifikuese të Kombëtareve U21, derisa ndeshjen të cilën do ta gjykojë do ta bëhet e ditur më vonë.

Këndellet Drenica, fillon prezantimin e transferimeve të afatit kalimtar të janarit

Talenti 17-vjeçar i Ramiz Sadikut debuton me gol në Kupën e Kosovës