Nurkovic befason në intervistën e tij për mediat shqiptare: Ju tregoj se si ndjehem

Adis Nurkoviç ndihet mirë te Flamurtari. Portieri i Kombëtares së Kosovës, që zuri vendin e vlonjatit Argent Halilaj, deklaron se ndihet vlonjat. Për “Panorama Sport”, Nurkoviç tha se ka ardhur në vendin e duhur, në kohën e duhur.

“Jam shumë i kënaqur në Vlorë. Ndihem vlonjat, pasi të gjithë më kanë respektuar. Është një qytet shumë i bukur. Në këto ditë të para të stërvitjes me ekipin jam ndier shumë mirë”.

“Edhe pse pjesa më e madhe e skuadrës është me lojtarë të ardhur rishtas, po bashkëpunojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kështu do të bëjmë edhe në vazhdim. Në këto ditë të para që ne jemi së bashku mund të them se kemi kaluar mjaft mirë dhe mund të them se të gjithë ndihemi vlonjatë”, u shpreh fillimisht Nurkoviç.

nurkovic 2

OBJEKTIVI

Portieri i Flamurtarit, Adis Nurkoviç, shprehet edhe për objektivat e këtij sezoni. Nurkoviç theksoi se objektivat janë të përcaktuara nga klubi, ndërsa do të synohet maksimumi. Kupat e Evropës nuk duhet të diskutohen sipas portierit, por duhen patur parasysh edhe objektiva më madhorë.

“Objektivat janë të përcaktuara nga klubi. Por, natyrisht që pjesëmarrja në Kupat e Evropës është një ndër objektivat më elementarë që duhet të realizojmë. Natyrisht që objektivat janë edhe më të mëdha. Por, dua them se ato duhet që te vijnë gradualisht. Në këtë fazë përgatitore duhet që të punojmë sa më fort për realizimin e objektivave”, tha portieri i ri i Flamurtarit.

nurkovic 1

PREMTIMI

Portieri Adis Nurkoviç thotë se do të japë maksimumin për fanellën kuqezi. Nurkoviç premtoi se do të jetë një gardian i mirë i mbrojtjes së portës vlonjate. “Për mua kjo është eksperienca e parë në një klub shqiptar të Superiores. Premtoj se do të jap maksimumin tim në realizimin e objektivave, duke bërë më të mirën time dhe duke dhënë eksperiencën që kam. Është një gjë shumë e mirë të japësh kontributin tënd në futbollin shqiptar”, u shpreh në fund për “Panorama Sport” Adis Nurkoviç.

nurkoviq