Nuri Seferi tregon se kur do të ndeshet, shumë afër përballja me boksierin nga Rusia

“Taysoni shqiptar”, Nuri Seferi ka caktuar datën me meçit të radhës ku ndeshet me boksierin rus, Murat Gassijev.

Seferi ka njoftuar se me më 31 tetor do të zbres në ring për të sfiduar një rival bukur të madh.

Njoftimi i Nuri Seferit, pa ndërhyrje:

Te dashur miq,doja t’ju informoja qe ne daten 31 Tetor do te zhvilloj ndeshjen time te radhes ne Rusi (Soçi). Nje ndeshje shum e veshtir edhe e planifikuar ne nje kohe shume te shkurter,per shkak edhe te situates qe po perjetojm me covid-19,por eshte nje sfide qe e kam pranuar me shum kenaqesi!

Kundershtari eshte Murat Gassijev,nje super boksier me fam boterore…Me shpresen per fitore,me mbeshtetjen tuaj morale,me punen time te palodhur edhe me ndihmen e Zotin shpresoj te kalojm nje mbremje te paharruar sebashku!Ju pershendes e ju jam mirenjohes te gjithve!