Numri “fatlum” dhe ndeshja që vendosi titullin, rrëfehet kampioni Rrahmani

Amir Rrahmani shijoi një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin. Duke mbërritur deri në çerekfinalet e Champions League dhe duke fituar titullin kampion në Itali, që në qytetin pasionant të Napolit mungonte prej 33 vitesh.

Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili mban shiritin e kapitenit te përfaqësuesja e Kosovës, u është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve.

A kam luajtur gjithmonë si mbrojtës? Po, që kur kam nisur të luaj futboll jam aktivizuar si mbrojtës. Por, në fillimet e mia kam bërë edhe rolin e mesfushorit ‘shkatërrues’.

Numri 13? Në fillim luaja me numrin 18. Kur mbusha 21 vjeç ndërrova skuadër dhe zgjodha numrin 13. E dini pse? Sepse të gjithë thonin që është një numër i pafat. Por me mua ndodhi e kundërta”, thekson 29-vjeçari nga Prishtina.

Më pas një koment për fitimin e titullit kampion. Dhe momentin vendimtar ku ai dhe shokët e tij filluan të besonin te triumfi. Luhej Napoli-Atalanta (2-0). Kvara zhbllokonte sfidën me një eurogol, më pas realizim i bukur me kokë i mbrojtësit dardan.

E kuptuam që do të shpalleshim kampionë kur mposhtëm Atalantën në ‘Diego Maradona’. Krenari e madhe, fituam titullin pas 33 vitesh. Tani e dimë që kemi më shumë përgjegjësi mbi supe”, deklaroi Rrahmani.

Asllani synon ta fitoj titullin e kampionit me Interin

Arbnor Ramadani vërshohet nga ofertat, e duan në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri