Numër solid i kërkesave në afatin kalimtar, Deniz Terziqi kalon te Besa Famgas

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar në hendbollin kosovar, që ishte i hapur prej 16 korrikut. Gjatë afatit veror janë paraqitur numër solid i kërkesave për ndryshim të skuadrës.

Njëri prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë dhe në Kombëtaren tonë, Deniz Terziqi, ka paraqitur kërkesë për të kaluar nga  Prishtina te Besa Famgas. Ka disa vite që Terziqi është prej lojtarëve kryesorë në Superligë dhe tashmë pritet të jetë pjesë e skuadrës kampione.

Në drejtim të kundërt ka paraqitur kërkesë të kaloj Ylli Visoka. Pra nga Besa Famgas te Prishtina.

Trepça prinë te hendbollistët me katër kërkesa. Ulpiana ka bërë tri kërkesa, Vushtrria e Rahoveci nga dy.

Lëvizje interesante ka pasur edhe te hendbollistet. Kështu Tina Hetemi nga Istogu ka paraqitur kërkesë të kaloj te Prishtina. Kampionia, Vushtrria, ka bërë tri kërkesa, ndërsa Shqiponja plot shtatë. Ferizaj ka bërë tri kërkesa, dy prej tyre për huazim, ndërsa Samadrexha e Dukagjini nga një.

Tre lojtarë kanë bërë kërkesë për status të lirë. Tani kërkesat do të shqyrtohen nga Komisioni për Regjistrim. Në Komision është edhe ankesa e lojtarit Kastriot Jupa.

Kërkesat në konkurrencën e meshkujve

nr Emri Mbiemri Nga Klubi në Klubin
1 Arber Curri KH Vëllaznimi KH Rahovreci
2 Armend Tanushi KH Dukagjini KH Rahovreci
3 Ilir Nuz KH KEK-u KH Ulpiana
4 Erblin Qerimi KH Prizreni KH Ulpiana
5 Burim Mustafa KH KEK-u KH Ulpiana
6 Adnan Musa KH Samadrexha KH Vushtrria
7 Erkan Abazxhiku KH Trepça KH Vushtrria
8 Kushtrim Kastrati KH Prishtina KH Trepça
9 Anton Maloku KH Samadrexha KH Trepça
10 Egzon Ademi KH Prishtina KH Trepça
11 Deniz Terziqi KH Prishtina KH Besa Famgas
12 Ylli Visoka KH Besa Famgas KH Prishtina
13 Meriton Lladrovci KH Drenica KH Trepça

Kërkesat në konkurrencën e femrave

nr Emri Mbiemri Nga Klubi në Klubin
1 Gentiana Basholli KHF Samadrexha KHF Vushtrria
2 Arjeta Maloku KHF Samadrexha KHF Vushtrria
3 Florentina Preniqi KHF Prishtina KHF Vushtrria
4 Tina Hetemi KHF Istogu KHF Prishtina
5 Elda Varaki KH Vëllaznimi KHF Shqiponja
6 Orgesa Gola KH Vëllaznimi KHF Shqiponja
7 Butrinte Kabashi KH Vëllaznimi KHF Shqiponja
8 Elma Hoda KH Vëllaznimi KHF Shqiponja
9 Verona Hasanaj KH Vëllaznimi KHF Shqiponja
10 Blendona Lokaj KHF Jusuf Gervalla KHF Shqiponja
11 Aurora Lokaj KHF Jusuf Gervalla KHF Shqiponja
12 Sofie Shahinaj KHF KEK-u KHF Dukagjini
13 Diarta Shala KHF Prishtina KHF Ferizaj Huazim
14 Donita Shala KHF Prishtina KHF Ferizaj Huazim
15 Biontina Rrahmani KHF Vushtrria KHF Samadrexha
16 Puhiza Gashi KHF Kastrioti KHF Ferizaj

Kërkesa për status të lirë të lojtarit/es

1 Behar Terziqi KH Trepça
2 Shkurta Aliu KHF KEK-u
3 Petrit Prekazi KH Prishtina

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”: Njihuni me sportistet më ‘hot’

Kosova në ndeshjen e parë në European Challengers ballafaqohet me Shqipërinë