Nuk u ftua nga Silvinjo për ndeshjet miqësore të Kombëtares, vjen reagimi i Mirlind Dakut

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë.

Sulmuesi Mirlind Daku, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan është lënë jashtë listës.

Ndërkohe ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shkruan: “Jeta vazhdon“.

Më pas, 26-vjeçari saktëson se kjo video nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Silvinjo.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”. /Gazeta Olle/

Prishtina dhe Drita ndeshen në gjysmëfinale të Kupës, këto janë rezultatet nga përballjet e kaluara

Bashkimi siguron bindshëm finalen e playoff-it