Gramoz Vokrri do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për mos lejimin e kandidimit të Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur avokati i Vokrrit, Agnez Furra.
Furra ka thënë se sot gjatë ditës do të dërgojnë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër këtij vendimi.
“Ne e kemi përpiluar padinë, sot gjatë ditës do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, ka thënë Furra për Kallxo.com.
Po ashtu Furra është shprehur se pos padisë për anulimin e vendimit, do të paraqitet edhe propozimi për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës.“Përveç padisë për anulimin e vendimit po ashtu do të paraqesim edhe propozimin për përcaktimin e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Furra.
Padi pritet të dorëzohet sot rreth orës 14:00 – 14:30 është shprehur më tutje Furra. Ditë më parë Komisioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të FFK-së vendosi që të mos marrë parasysh kandidaturën e Gramoz Vokrrit.
Edhe vetë Vokrri kishte kundërshtuar vendimin e këtij komisioni. Vetë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ishte shprehur se si ministri nuk do të lejojnë shkelje statutore.