Nuk tregoi asgjë në Madrid, Perez vendos çmimin për shitjen e Hazardit

Pas largimit të Ronaldos drejt Juventusit, Eden Hazard shihej si e ardhmja e Real Madridit.

Hazard u transferua nga Chelsea në Real Madrid në vitin 2019, shkruan Gazeta Olle.

Belgu ishte i mrekullueshëm te skuadra londineze, mirëpo që nga ardhja e tij në Madrid nuk ka qenë as për së afërmi formës që jemi mësuar ta shohim në Angli.

Arsye për formën e dobët kanë qenë edhe lëndimet e shpeshta të cilat e kanë penguar që nga zbarkimi në “Bernabeu”

Sipas raportimeve të Marca, Real Madrid tashmë është e vendosur që ta shes belgun në verë.

Hazard ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, dhe çmimi që duhet të paguajnë klubet që duan t’a transferojnë atë është 100 milionë euro.

/Gazeta Olle/