Nuk tolerohen gabimet, Tiranës i duhen tre fitore për të siguruar objektivin

Tri ndeshje ka për të luajtur deri në fund të sezonit ekipi i Tiranës. Bardheblutë dhe Laçi janë përballur tri herë këtë sezon. Një fitore e ka marrë skuadra kurbinase 3-0 në fazën e parë që solli edhe largimin e Orges Shehit. Më pas janë dy barazime. Një në Laç 2-2 në frymën e fundit dhe një tjetër 1-1 në “Elbasan Arena”.

Kurbinasit nuk janë mundur asnjëherë nga Tirana këtë sezon, duke u marrë pesë pikë. Me shkodranët nga tri takime asnjë nuk është mbyllur në barazim. Tirana ka një fitore në transfertë, por jo në Shkodër. Fitorja u arrit në Kukës. Vllaznia ka fituar në Tiranë 0-1 dhe në Shkodër 3-1.

Të shohim sesi do të dalë kjo sfidë. Me rrogozhinasit, Tirana ka rekordin e fitores së këtij sezoni. Ka fituar 5-0 në transfertë, por është mundur 3-2 në shtëpi. Takimi i fundit është mbyllur 1-1.

Prezantohet programi “Supersportistët”, synohet rritja e normave olimpike

Sulmuesi shqiptar fiton Kupën me ekipin e divizionit të dytë