Nuk po i ngutet

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk është duke u ngutur në lidhje me vazhdimin e kontratës me kampionin spanjoll. 44-vjeçarit, i është ofruar kontratë 5-vjeçare, me ‘madrilenët, por Simeone, nuk ka vazhduar ende.

Argjentinasi thuhet se është duke pritur ofertë nga kampioni anglez, Manchester City, të cilët nuk janë fare të kënaqur me trajnerin Manuel Pellegrini dhe në fund të sezonit mund të largohet nga qytetarët.