Nuk po i ecën mirë tek Tirana, Taulant Seferi ka një premtim të madh

Pavarësisht startit jo të mirë, Taulant Seferi nuk dorëzohet.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit është huazuar nga Young Boys tek Tirana, por nuk është se po i ecën dhe aq mirë aventura e re, shkruan Gazeta Olle.

Seferi akoma nuk është adaptuar siç duhet dhe nuk ka arritur të gjejë golin me bardhë e blutë, ndërsa skuadra po kalon nëpër një formë të dobët.

Ai megjithatë ka një mesazh për fansat e skuadrës.

“Nuk dorëzohemi kurr, ne duhet të kthehemi më të fortë. Duhet të besojmë” – ka shkruar Seferi në instagram./GazetaOlle/