Nuk ndodh befasia, fiton Prishtina

Bashkimi nuk ka arritur të befasojë Sigal Prishtinën, në takimin e luajtur në kryeqytet në kuadër të ETC Superligës.

Bardhekaltërit fituan 81:70, derisa prizrenasit, vetëm në çerekun e tretë ishin më të mirë.

Ata disa herë u afruan në rezultat, por vendasit nuk lejonin që befasia të ndodh.

Koshashënuesit më të mirë për Prishtinën ishin Julian Mavunga e Dardan Berisha me nga 18 pikë.